MENU
klinika

Premier League, Java 20

United bie pas 13 ndeshjeve, nuk përfiton Leicester

27.01.2021 - 23:15

Pas 13 ndeshjeve radhazi pozitive, Manchester United është mposhtur në Premier League. Pikërisht atëherë kur nuk pritej, Djajtë e Kuq humbën 1-2 në shtëpi përballë ekipit të vendit të fundit, Sheffield United.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 23-të. Ka qenë skuadra e vendit të fundit që ka kaluar në avantazh në “Old Trafford”. Bryan ka kapur në befasi De Gea-n dhe mbrojtjen e United gjatë një goditje nga këndi. 0-1 mbaron pjesa e parë.

Vendasit arrijnë të barazojnë në 60’ me anë të Maguire. U mendua se erdhi përmbysja e radhës nga Djajtë e Kuq, por ndodhi e kundërta. Në 74’ Burke ndëshkon sërish skuadrën e Solskjaer, duke cuar shifrat në 1-2. Pavarësisht përpjekjeve për të shmangur humbjen, United mposhtet.

Nuk arrin të përfitojë as Leicester City, që barazon 1-1 me Everton në transfertë. “Dhelprat” lënë dy pikë dhe nuk marrin dot kreun, mbeten në vendin e tretë. Një javë totalisht në favor të Manchester Cityt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN