MENU
klinika

Premier League, Java 18

United nuk thyhet edhe në Liverpool, mban kreun

17.01.2021 - 19:24

Vijon ecuria pozitive e Manchester United në Premier League. Djajtë e Kuq morën një barazim 0-0 përballë kampionëve të fuqi të Liverpool në fushën e këtyre të fundit. United mbetet në krye, Liverpool i treti, pozicion që mund ta humbë nëse fiton Manchester City më vonë.

Liverpool qarkulloi më shumë topin, bëri volum të madh loje, por nuk ishte konkret. Xherdan Shaqiri ishte titullar, ai u zëvendësua në 79’. Kampionët nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh, me 3 barazime dhe 1 humbje.

Manchester United u ndal pas 3 fitoreve radhazi, por kjo pikë ishte me shumë vlerë. Djajtë e Kuq nuk humbasin prej 12 ndeshjesh, me 9 fitore dhe 3 barazime. Humbja e fundit në Premier League daton më 1 nëntor ndaj Arsenalit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN