MENU
klinika

Përgjigjet Erion Braçe

Vaksinimi, FSHF kërkon qira për “Air Albania”

19.01.2021 - 17:39

Që prej datës 11 janar, në stadiumi kombëtar “Air Albania” ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, ku thuajse i gjithë personeli shëndetësor ka marrë dozat e para. Sipas gazetës “Panorama”, FSHF i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, teksa kërkon qira për përdorimin e impiantit.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zv.kryeministri Erion Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku nuk i ka kursyer “thumbat” për FSHF-në. Arsyeja e kësaj kërkese është sepse gjatë kësaj periudhe stadiumi ka një kosto të konsiderueshme mirëmbajtje që FSHF e ka të vështirë ta përballojë.

Procesi i vaksinimit pritet të zgjasë për disa muaj, ndërkohë që palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që stadiumi do të jetë në dispozicion para datës 28 mars, kur është planifikuar të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.