MENU
klinika

"Vajtoni heroin e Arbninë!"

Vdekja e Skënderbeut dhe gjama homerike e Lekë Dukagjinit

18.01.2021 - 09:19
        Një nga pjesët më dramatike në historinë e Marin Barletit për Skënderbeun, është pjesa ku tregohet për gjamën e Lekë Dukagjinit kur vdiq Skënderbeu, më 17 janar të vitit 1468./Konica.al


Kur dha frymën e fundit Skënderbeu, Lekë Dukagjini doli në sheshin e Lezhës dhe duke shkulur flokët e rrahur gjoksin, me sa za që pati, lëshoi gjamën:

  “Mbledhuni o njerëz e princa arbnorë. Sot u banë copë dyert e Arbnisë e Maqedonisë, sot u rrxuen muret dhe kështjellat tona; sot humbi gjithë forca dhe fuqia jonë; sot ranë fronet e pushtetet tona; sot, së bashku me këtë njeri, u shua çdo shpresë e jonë”.

E kanë krahasuar gjamën e Lekës, me gjamën që bën Akili për shokun e tij Patroklin, tek “Iliada” e Homerit, por gjama e Lekës është ma dramatike, ma tragjike, sepse ajo parathotë fatin e zi me të cilin do të përballen shqiptarët, pas vdekjes së Skënderbeut.

letra e rralle e skenderbeut-konica.al

Gjama e Lekës, shpreh thelbin e vetë tragjedisë, në kuptimin që i jep asaj Shelingu: tragjedia është disfata e lirisë në konfliktin e saj, me fatin mizor.

Do duhej të kalonin shekuj, para se shqiptarët të ringjallnin ëndrrën e nisur nga Skënderbeu dhe Lekë Dukagjini, dhe nën flamurin e betejave të tyre të fitonin lirinë.

Dhe shqiptarët, do të mund të jenë të lirë vetëm për kaq kohë se mbahen fort të lidhur, pas dy shtyllave të besimit skënderbegian: Liri a vdekje dhe veç një aleancë strategjike, aleancën me botën perëndimore.

 

Nga: Blerim Latifi

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen