Protesta mbarëkombëtare po zhvillohen në Rusi, ku protestuesit kërkojnë lirimin e kritikut të presidentit Putin, Aleksei Navalny. Sic raportojnë mediat e huaja rreth 1 mijë protestues raportohet se janë ndaluar, ndërkohë që autoritetet ruse kanë mbyllur stacionet e metrove dhe kanë kufizuar lëvizjet në Moskë.
Mes të shoqëruarve është dhe bashkëshortja e liderit opozitar Yulia Navalnaya. Në momentin e shoqërimit, Yulia Navalnay së bashku me një grup protestuesish po marshohin drejt burgun të ‘Matrosskaya Tishina’ në Moskë, ku po qëndron bashkëshorti i saj.
Një gjykatë në Rusi i ka caktuar Navalnyt masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokurorët thonë se Navalny shkeli kushtet e pezullimit të një dënimi më 2014 që kishte të bënte me keqpërdorim fondesh. Nëse Navalny shpallet fajtor për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht mund të dënohet deri me tre vjet burgim.