26.01.2021 - 09:30
Reshjet masive të shiut, që kanë vijuar edhe gjatës natës së kaluar, kanë rritur sipërfaqen e tokave të përmbytura në Qarkun e Lezhës.
Aktualisht janë rreth 600 hektarë tokë nën ujë, ndërsa në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, që është rikthyer në mëngjesin e sotëm.
Lumi Drin dhe Lumi Gjadër janë rritur në kuotat maksimale, ku ka pasur madje edhe dalje nga shtrati.