MENU
klinika

Rilindja

Vlerë rekord në ankand, Botticelli

29.01.2021 - 12:49

         Një pikturë nga artisti i madh italian i Rilindjes, Sandro Botticelli, u shit për 80 milionë dollarë në një ankand në internet, – konfirmon shtëpia e ankandit “Sotheby’s”, në një postim në faqen zyrtare.

Çmimi, i cili arriti në 92,2 milionë dollarë bashkë me taksat, ishte një rekord për shitjen në ankand, të një vepre nga Botticelli (1445-1510).

“Sotheby’s”, nuk e ka bërë të ditur blerësin.

Shtëpia e ankandeve theksoi “se portreti, i cili përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes në duart e individëve.

“Një nga portretet më domethënëse të çdo periudhe që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe një vepër që përcakton rilindjen fiorentine, arrin në 92,2 milionë dollarë”, – shkruhet në “Twitter” -in e “Sotheby’s”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN