MENU
klinika

Vota e emigrantëve

Projektvendimi : Regjistrim online dhe verifikim përmes ”Face ID”

10.01.2021 - 12:30

Regjistrimi “online” është zgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si mënyra më e sigurt e mundshme për të mundësuar votën e shqiptarëve nga jashtë shtetit.

Në një projektvendim të KQZ-së, janë përcaktuar rregullat që emigrantët do të ndjekin për të dhënë votën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Komisioni pritet të ngre një sistem teknologjik për të regjistruar fillimisht kërkesat e emigrantëve. Por nuk do të mjaftojë vetëm ky regjistrim pasi fillimist do të duhet që ata të kenë deklaruar dhe regjistruar adresën e vendbanimit, siç e përcakton dhe ligji.

Shqiptarët që do të duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare, do të plotësojnë të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ-së, i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo personi nëpërmjet dy mënyrave: përmes të dhënave personale dhe familjare, përmes identifikimit me “Face ID”.

Nëse të dhënat e marra nuk përputhen, atëherë personit në fjalë do t’i hiqet e mundësia e votimit.

KQZ nuk e ka një numër të saktë të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për shkak se nuk ka një regjistër të tyre.

Ndonëse ky projektvendim pritet të miratohet së shpejti, KQZ është e vetëdijshme se ky proces është i vështirë për t’u realizuar, jo vetëm për shkak të afatit kohor, por edhe sepse Shqipëria nuk e ka ende një kornizë të plotë, që rregullon dhe mundëson të drejtën e votimit, nga jashtë vendit për zgjedhësit me vendbanim jashtë shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!