Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë për vrasjen e ndodhur më 18 shtator të vitit që lamë pas në lagjen nr. 13, Plazh.
Sipas policisë në pranga ka rënë E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Armando Baboçi dhe u plagosën djali i tij Erald Gjini si dhe Erik Totozi i dyshuar si një nga autorët e ngjarjes.
Në ditën kur ndodhi ngjarja në pranga ranë pesë persona, ndërsa tre u shpallën në kërkim pas përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit në lagjen 13, në plazhin e Durrësit. Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta, fillimisht me sende të frota ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit.