MENU
klinika

“Kam frikë”, varianti i ri britanik i COVID-19 ka mbërritur në Serbi

Vuçiç: Sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore

24.01.2021 - 17:00

Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë ka folur për pandeminë në vendin e tij dhe gjatë një interviste të dhënë ka zbuluar se tashmë ka mbërritur edhe varianti britanik i COVID-19 në vend.

Vuçiç deklaroi se një udhëtar nga Londra e solli varinatin e ri, teksa shprehet shumë i shqetësuar dhe nuk e fsheh frikën e madhe që ka. Presidenti ka folur hapur edhe për vaksinën, duke shprehur indinjatën për COVAX dhe BE, pasi deri më tani Serbia prej tyre nuk ka marrë asnjë dozë vaksine.

Nga ana tjetër Vuçiç thotë se për vete do e bënte vaksinën kineze, të cilën Serbia e ka marrë shumë më lirë falë një marrëveshjeje me Kinën.

“Ne morëm 0 vaksina, mendoj se do të marrim diçka një ditë. Dhe pa programin KCOVAX, morëm 1,150,000 vaksina dhe do të sigurojmë më shumë. Ne porositëm 8 milion vaksina, por nuk ka asnjë. Ne i porositëm ato, është si në luftë, ju porosisni diçka, por nuk ka. Unë do të merrja vaksinën kineze, por mendoj se nuk jam aq i moshuar, sepse mendoj se është turp kur shoh se ka disa që nuk kanë ndonjë sëmundje tjetër, dhe shtyjnë veten të marrin vaksinën. Jam shumë i shqetësuar, nuk e fsheh, sepse sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore. ” tha Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vuçiç iu përgjigjet gazetarëve: Mesazhet e Prishtinës janë të paqarta...

“Marrëveshjet do të zbatohen, por jo sipas rregullores së Kosovës”

"Të vendosur për të ndihmuar serbët aty"

COVID-19/ Vuçiç: Gati të bashkëpunojmë me Kosovën

Çfarë shkruan gazeta amerikane New York Times?

“Koronavirusi e SHBA ndihmuan në rrëzimin e Qeverisë Kurti”

"Kur gjithçka filloi, djali më tha..."

Djali i presidentit të Serbisë me koronavirus