MENU
klinika

Refuzimi i "pamjes"

William Faulkner ose madhështia në secilën fjalë!

21.01.2021 - 15:37

       Thuhet, se një kritik mendjemprehtë dhe i përgjegjshëm, para se të bëjë prononcimin, fillimisht duhet ta lexojë gjithë veprën e autorit. Veç druaj, se është nga ato klishetë që akademikët kënaqen më shumë sesa kritikët. Ç’është e vërteta, kritiku nuk ka të bëjë me përgjegjësinë e të njohurit të gjithçkaje, përkundrazi para së gjithash, ai, duhet të ketë atë vështrimin e mprehtë të grabitqarit./Konica.al/ Shpesh, cilësia e një autori ose një libri, mund të kuptohet në një faqe të vetme edhe nëse e shfleton rastësisht volumin.

(Original Caption) 5/6/1955- Oxford, MS: William Faulkner with pipe and hat. Despite all his fame and fortune (starting in 1924 with the publication of “The Marble Faun”) he lives the quiet life of a country squire at Oxford, where his printed world and his breathing world co-exist. SEE NOTE

Të paktën kritikët profesionistë, ata sqimatarë, dinë ta kuptojnë thelbin: nëse jemi përpara një amatori, nëse jemi në prani të një autori me këtë apo atë orientim, nëse të shkruarit është optimist, nëse densiteti i historisë meriton që të vazhdojmë më tej e kështu me radhë. Me fjalë të tjera, një autor sharlatan njihet që në paragrafin e parë dhe një autor i talentuar, po ashtu mbetet gjithmonë i talentuar.

Për adhuruesit e letërsisë ato janë të dukshme, sepse, duke folur për William Faulkner, do të doja të theksoja mbi të gjitha një fakt: që madhështia e tij manifestohet në çdo fragment që do dëshironi të shkëpusni nga veprat e tij. Kjo mbetet dëshmi e gjallë e rezultatit, që, nëse një autor është i madh, ai mbetet përherë i madh. Faulkner e përforcon këtë aksiomë, sepse, si të gjitha vlerësimet, ai e prezantohet përherë me të njëjtën natyrë të pakundërshtueshme, me të cilën një pikturë kanavace mund të zbulonte natyrën e paarritshme të Van Gogut, gjeninë e Pikasos, apo origjinalitetin e pakrahasueshëm të Moxartit.

Si një laborator ideal i gjenisë së speleologjisë, romani “Palmat e egra” (Pëllëmbët e egra) mund të konsiderohen si bankoprova e këtij supozimi. Jo sepse ia vlen më shumë ose më pak se kryeveprat të tjera, si “Ndërsa jepja shpirt” apo “Dritë e gushtit”, por se në të, në çdo fragment, figura e gjeniut shkëlqen në mënyrë të atillë, me aq fuqi dhe arrogancë, sa të na bëjë të thërrasim: “Nëse dikush shkruan kështu, s’ka dyshim që gjurma e madhështisë do të jetë e pranishme kudo ku ai ta ketë rrëshqitur stilolapsin”. Si kështu? Kjo është ajo që gjenia e speleologjisë lokalizon te Faulkner-i, para se përfundojë, qoftë edhe një faqe të tijën: është thelbësore, të shkruajë ai që ka njohuri për forcën enigmatike dhe zhbiruese të fjalës. Gjithçka te Faulkner, në “Palmat e egra”, denoncon refuzimin e së dukshmes, gjithçka është zbulim dhe demaskim./Konica.al

Gjithçka është tingëllim pa konformizëm. Ose e shprehur me leksikun e dallueshmërisë, gjithçka është shndërrimi i realitetit: të të ashtuquajturave histori, të të ashtuquajturave përralla, të të ashtuquajturave komplote, në kuptim dhe në përjetim të kuptimit, madje edhe të kuptimit më të paqartë e të dekriptueshëm.

Nuk ka vend për zgjatje, si qëllim në vetvete ose vetëkënaqësi sterile, nënshtrim ndaj së bukurës ose hijeshisë.

Lënda e rrëfimit shpështillet në fjalë me pamëshirshmërinë e thelbësores, ku çdo karakter dhe veprim gdhendet në gurin e domosdoshëm të domosdoshmërisë. Kështu, shpesh duke përdorur përroin e ndërgjegjes, të Xhoisit të tij të dashur, tema të mëdha si shfrytëzimi i të varfrit, të vegjëlisë, aborti dhe perversitetet e pafundme që i kërkon dashuria në nevojën për t’u ndier absolute, çështjen e mbijetesës, të parave, problemi i padrejtësisë dhe vetmisë nga pena e tij vërshon pa ndërmjetësim estetizues.

Në njëfarë mënyre, ai flet të njëjtën gjuhë me çështjet që shtjellon. Dhe pikaset kjo, me shikim të parë. Ndjenjat dalin nga skutat e plagët më të fshehta të dhimbjes, jeta pushton humnerat më të padepërtueshme, karakteristikat e njeriut (dhe të çnjerëzores) lulëzojnë nga egërsia në gjithë vendbashkimet e papërshkueshme. Dhe fjala, një fjalë e saktë dhe thellësisht e sinqertë, i shpreh as më shumë e as më pak, vetëm për ato që janë.

Atëherë, autori del si një ngadhënjimtar i brendisë.

Ai nuk vepron sipas të mirënjohurave, por nxjerr nga hijet të papriturat dhe të padyshuarat, nuk përsërit skemat dhe mënyrat stilistike, por e mbërthen kompleksitetin në rrënjë. Kap thelbin e gjithçkaje, tërhiqet në heshtjen e atij që ka menduar, të qenies, diçka të ngjashme me formën e tij./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Satira dhe humori i pavdekshëm

Mark Tuein shkrimtari parashikues i saktë

Një listë që nuk duhet anashkaluar!

Cilët libra duhet të lexohen patjetër prej gjithkujt?

Filozofi anglez përgjigjet me shembullim e jetës së tij…

Pasuria, mençuria apo kënaqësia?

Librat më të mirë të të gjitha kohërave, të votuar nga 125 shkimtarët më të mirë

Pse Tolstoi është më i mirë se Shakespeare?