MENU
klinika

"Bashkëbisedim për procesin e integrimit në BE"

Xhaçka takim me Sorecën: Angazhojmë të gjitha burimet për hapjen e negociatava…

08.01.2021 - 13:16

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Xhaçka thekson se me Sorecën pati një takim shumë të mirë dhe shkëmbim konstruktiv mbi pikëpamjet për procesin e integrimit europian dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin.

Ajo zotohet se do të angazhojë të gjitha burimet dhe energjitë për hapjen e negociatave me BE.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike per integrimin (SEI).
Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN