MENU
klinika

"First lady"

Zonja e Parë e… botës: kush është Jill Biden?

20.01.2021 - 16:59

       Lindur më 3 maj të vitit 1951, Jill Tracy Biden, parimisht është një edukatore amerikane, e cila, ka qenë zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 2009 deri më 2017.

Jill është martuar me, tanimë, Presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe me rastin e përurimit të sotëm, ajo edhe zyrtarisht, merr titullin si zonja e parë e shtetit, për katër vjetët e ardhshme.

Zonja e parë, ka lindur në New Jersey dhe është rritur në Pensilvani, ndërsa është martuar me Joe Biden, në vitin 1977, duke u bërë njerka e dy djemve të Bidenit nga martesa e parë.

Jill dhe Joe, gjithashtu kanë edhe një vajzë së bashku, të quajtur Ashley, e cila, ka lindur në vitin 1981.

Çifti ishte takuar në vitin 1975 dhe dy vjet më vonë, janë kurorëzuar në martesë.

Nga viti 1993 deri në 2008, tashmë Zonja e parë, ishte pjesë e stafit të kolegjit publik “Delaware Technical and Community”, ndërsa prej vitit 2009, ishte profesoreshë e gjuhës angleze në kolegjin “Northern Virginia Community”, duke u bërë kështu edhe gruaja e parë e një zëvendëspresidenti që ka mbajtur një punë me rrogë, përgjatë detyrës zyrtare të bashkëshortit.

Jill është gjithashtu, themeluese e organizatës jofitimprurëse “Biden Breast Health Initiative”, bashkëthemeluese e programit “Book Buddies”, si dhe të fondacionit me emrin e njëjtë, “Biden Foundation”.

Që nga kandidatura zyrtare e Joe Biden, si president, në prill të vitit 2019, Jill Biden ishte përkrahëse dhe ka kontribuuar në fushatë, përkrah bashkëshortit, duke e mbështetur vazhdimisht drejt udhëheqjes së shtetit amerikan, që ditën e sotme, të dy bashkë janë zyrtarisht të titulluar si të parët e vendit. 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit