MENU
klinika

“Në Shqipëri ka reagime të fuqishme në lidhje me…”/ Komenton vizitën e Ramës në Turqi

Zv/ministri i Jashtëm grek flet për zgjerimin me 12 milje në detin Jon

07.01.2021 - 14:38

Zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis ka komentuar vizitën e fundit të kryeministri Rama në Turqi dhe raportet mes dy vendeve.

“Në lidhje me vizitën e Ramës në Turqi, rezultatet që ne nxorëm nga ky takim janë se u kufizua në çështjet ekonomike dhe marrëveshje ekonomike mes dy vendeve, duke shmangur çdo deklaratë politike, që mund të karakterizonin dhe një bashkëpunim ushtarak strategjik nën kuadrin e NATO-s”, tha zv.ministri Varviciotis.

Duke u ndaluar te raportet mes dy vendeve, zv.ministri grek u shpreh: “Ndodhemi në një fazë me vullnet bashkëpunimi të ndërsjellë, kemi bashkëpunim në çështjet për zgjerimin europian dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europë. Në këtë kuadër kemi hapur një diskutim të gjerë dhe në BE për hapat që duhet të hidhen nga pala shqiptare para se të arrijmë në takimin e parë ndërqeveritar. Referohem në reformat që duhen bërë në procedurat e censit, të drejtat e minoriteteve etnike, regjistrimi i pasurisë së palëvizshme, që prek dhe minoritarët. Këto kritere përfshihen tashmë dhe në axhendën europiane, jemi duke i ndjekur nga afër”.

Më tej, numri dy i diplomacisë greke komentoi dhe çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, e cila do të marrë zgjidhje nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.

“Çështja e dytë që kemi me Shqipërinë është përcaktimi i ZEE, siç dihet do të realizohet përmes Gjykatës Ndërkombëtare. Të dy palët jemi në fazën e përpunimit të dosjes me pozicionet përkatëse që do paraqesim në Hagë. Siç e dini, në Shqipëri ka reagime të fuqishme të brendshme në lidhje me zhvillimet e fundit me zgjerimin e Jonit me 12 milje, nga Greqia, madje deklarata janë bërë edhe nga presidenti i vendit, Ilir Meta dhe nga opozita, ndërsa qeveria e Ramës ka deklaruar hapur se është e drejta e Greqisë, që nuk cënon aspak të drejtat e Shqipërisë dhe nuk është e nevojshme klima e nënshtrimit që duan të ushqejnë zërat kundër.

Ky është kuadri i marrëdhënieve aktuale me Shqipërinë. Ka hapa të vështirë në aspektin teknik, këtu është vështirësia. Nuk kemi çështja pompoze, për deklarata apo foto karakteristika të hapave madhorë në marrëdhëniet tona, por ka shumë detaje teknike, për të thënë më në fund se kalojmë në fazën tjetër”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të zgjidhet sa më shpejt, pa minuar marrëdhënien me Greqinë"

“Asnjë s’mund të luajë me këtë çështje”, Meta flet sërish për detin

"Ndoqëm zhvillimet në parlamenin grek, është një e drejtë që buron nga konventa ndërkombëtare"

“Greqia do të zgjerojë kufirin detar”, reagon MEPJ

Basha flet për zgjerimin e Greqisë me 12 milje

“Rama sot u kthye te propozimi im, por me një ndryshim”

"Një gjë është e sigurtë dhe nuk e luan as topi…"

“Falje deti grekut?” Rama reagon sërish