MENU
klinika

Njoftimi i klubit

Zyrtare, Kukësi ndërron përsëri trajner

25.01.2021 - 18:33

Ajo që u paralajmërua pak ditë më parë, u bë realitet. Kukësi ndryshon sërish trajner, edhe pse Rraman Hallaçi mori dy fitore radhazi. Në stol do të ulet një emër i njohur i trajningut shqiptar, Mirel Josa.

NJOFTIMI I KUKËSIT

“Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21.

Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN