MENU
klinika

I tregoi pyetjet

1 vit burg profesorit që i dha provimin Suarez

25.02.2021 - 17:25

Ka ardhur dënimi i parë për rastin e Luis Suarez në dhënien e provimin në Universitetin për të Huajt në Perugia për marrjen e shtetësisë italiane. Profesori Lorenzo Rocca, një anëtar i Komisionit që mori në pyetje sulmuesin uruguajan, negocioi një vit dënim me kusht dhe pa përmendur zbulimin e sekreteve zyrtare dhe falsifikimin.

Prokurori i Perugia-s i kishte thënë po marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Rocca dhe avokati i tij u lidhën për seancën në distancë. Profesori po hetohej së bashku me rektorin Giuliana Grego Bolli, profesoren Stefania Spina dhe menaxherin e përgjithshëm Simone Olivieri.

Të gjithë për provimin fals të mbajtur nga Suarez më 17 shtator. Atëherë uruguaiani donte të merrte pasaportën italiane për të kaluar te Juventus që të mos luante i esktrakomunitar dhe për këtë duhej të kalonte provimin e gjuhës. Suarez nuk u transferua në Itali, por çështja e provimit kaloi në hetim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN