MENU
klinika

Humbi jetën pas aksidentit tragjik në Sukth

16-vjeçari është djali i ish-zyrtarit të PS-së

28.02.2021 - 12:38

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në Durrës, ku mbetën të plagosur 4 persona.

Si pasojë e aksidentit sot humbi jetën në spital 16-vjeçari D. Osmani.

Sipas informacioneve viktima është djali i ish-administratorit të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Sukthit, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip ‘Benz’ me një automjet tip ‘Renault’ mbeten të plagosur 4 persona.

Të lënduarit ishin drejtuesi i ‘Renault-it”, i cili ndërroi jetë në spital, si dhe E.B, 18 vjeç, B.M, 16 vjeç, dhe Z.B, 15 vjeç.

Policia e Shtetit ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’, 54 vjeçarin Gj. B., banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN