MENU
klinika

Të paktën një herë në jetë...

5 gjëra që çdo vajzë duhet t’i përjetojë vetëm

24.02.2021 - 10:08

1. Vizitoni një vend që gjithmonë keni dëshiruar ta shihnit

Përpara se të zgjidhni partnerin tuaj e jetës, apo të filloni të planifikoni për fëmijë, duhet të udhëtoni. Duke e bërë këtë gjë vetëm, ju siguron një eksperiencë të cilën mund të mos kini më shancin ta përjetoni sërish. Bëni kërkimet tuaja dhe zgjidhni vendin ku doni të krijoni kujtimet e udhëtimit tuaj.

2. Provoni të jetoni vetëm.

Kjo, përveçse është një mënyrë për të bërë çdo gjë sipas mënyrës tuaj, në shtëpinë tuaj, është gjithashtu një mënyrë e cila ju bën më të përgjegjshëm. Duke jetuar vetëm, do t’ju duhet të kujdeseni për çdo gjë dhe kjo do ju rrisë vetëbesimin.

3. Mësoni të njihni trupin tuaj.

Çdo femër duhet të eksplorojë dhe të stimulojë veten në zonat intime të paktën një herë në jetë. Nëse s’e bëni ju kush prisni ta bëjë? Kështu do të keni më të qartë se cila është zona më e ndjeshme apo mënyra më e përshtatshme që plotëson dëshirat tuaja.

4. Zgjohuni herët për të parë diellin kur lind.

Është një pamje e paçmueshme dhe një eksperiencë që jo të gjithë e provojnë. Të shihni diellin teksa lind është tepër inspiruese për ditën që ju pret dhe një kujtim i paharrueshëm.

5. Lërini mënjanë pretendimet dhe jini më të lirshme.

Edhe pse pretendimet janë diçka e pashmangshme, është gati magjike sesi ato na tërheqin drejt një rruge të përcaktuar. Sfida juaj është t’i njihni pretendimet tuaja, t’i vlerësoni ato e më pas të zgjidhni se kujt do t’i përkushtoheni.

Provojeni një herë të jeni më e lirshme, duke e lënë mënjanë mendimin se duhet të përmbushni pritshëmritë tuaja dhe mund të arrini të shikoni tek vetja diçka që se keni ditur më përpara. Kjo mund të ndryshojë rrënjësisht pritshmëritë për të ardhmen tuaj.

Burimi: The Indipendent

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?