Këtë sezon, Java e Modës në Nju-Jork u largua nga shfaqjet dhe prezantimet e zakonshme në pasarelë dhe zgjodhi alternativa dixhitale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por edhe në këtë format të ri, veshjet ishin një mrekulli.
Jemi në fund të janarit dhe duhet ta pranojmë që të gjithë mezi po presim të mësojmë secilat janë trendet e pranverës së këtij viti, e cila nuk është aspak larg. Nga elementet metalike, te mëngët super të fryra, stilistët shfaqën disa krijime të mahnitshme.
Lajmi i mirë është se shumë nga këto trende të modës së pranverës 2021 janë shfaqur në sezonet e mëparshme ose janë shumë në modë tani. Këto gjashtë trende të pranverës së këtij viti do t’i shihni kudo… nëse nuk i keni parë deri tani.
Shpatulla të fryra
Bluza-reçipeta
Xhinse oversized
Jakat që bien në sy
Materialet në ngjyrë metalike
Prerjet (pjesët e hapura në veshjet)
Përshtatur nga Cosmopolitan