Ardhja e pranverës simbolizon fillime të reja, të freskëta, ngjyra dhe kombinime plot jetë. Thuhet se shija dhe stili i dikujt dallohet pikërisht në pranverë, pasi moti dhe gjithçka përreth të lejon të eksperimentosh sipas mënyrave të tua.
Gjithsesi, pavarësisht trendeve që shkojnë e vijnë, janë disa elementë bazikë veshjesh të domosdoshme për çdo vajzë/grua. Nuk njohin kohë, përshtaten me çdo lloj stili dhe mund t’i kombinojmë si të duan. Në po të njëjtën kohë, duke ditur çfarë na duhet nuk bëjmë blerje të pakontrrolluara.
1. Pardesyja
Fiks për pranverë! Të mban aq ngrohtë sa është e nevojshme dhe dukesh gjithnjë “e veshur mirë” me të.
2. Xhaketa me kuadrata
Një tjetër element Must. E vesh me xhinse, funde, fustane dhe çdo gjë tjetër sipas mënyrës tënde. Zgjidhni me kujdes ngjyrën që t’i përshtatet stinës.
3. Fustanet treçerekshe me printe lulesh
A e ndjeni pranverën nëse nuk vishni një fustan si ky?
4. Fund mëndafshi me pala
Mund ta vishni me një triko a pulovër të hollë derisa koha të ngrohet edhe më.
5. Triko
Ju ka ndodhur ta shihni shpesh këtë lloj trikoje në Instagram apo jo? Ju duhet për muajt në vazhdim.
6. Këmishë me jakë bebeje
Trendi i pak viteve më parë është kthyer. Këmishat me jakë gjigandeje bebesh janë sërish në modë dhe koha më e bukur për t’i veshur është pranvera.
7. Çantat e kashtës
Shkojnë me motin!
8. Këpucët me platformë
Perfekte për kalimin nga çizmet tek sandalet.
9. Xhinset e lirshme
Të ngushtat dolën nga moda nëse s’e keni dëgjuar ende!
Burimi: Who What Wear