MENU
klinika

Përgjigja do t'ju çudisë

A mund të ndërhyjmë në ëndrrat e të tjerëve?

23.02.2021 - 10:25

Është plotësisht e mundur të hysh në ëndrrat e një personi dhe të krijosh një kontakt me të.

Këtë gjë e kemi parë të mundur në filmin Inception, i realizuar shumë vite më parë. Pikërisht atë teori e kanë vërtetuar katër grupe pune kërkimore të SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Holandës në bashkëpunim dhe studimi është publikuar në revistën Current Biology. Ky zbulim mund të shfrytëzohet për të zgjidhur probleme të natyrës psikologjike dhe për të kuptuar më mirë raportin mes gjumit dhe kujtesës.

Gjatë ekperimentit ku janë përfshirë 36 vullnetarë, aktiviteti i tyre është regjistruar falë elektroencefalogramës, ndërsa monitoroheshin edhe lëvizjet e syve e kontraktimet e muskujve të fytyrës, të gjithë këta tregues të fazës REM të gjumit.

Në të katër laboratorët u eksperimentuan metoda të ndryshme për të hyrë në kontakt me vullnetarët që ishin në fazën e ëndrrave, nëpërmjet kontaktit, zërit apo stimuj të tjerë.

Në 18 % të rasteve nga personat në gjumë është marrë përgjigje e saktë, çka tregon se komunikimi, megjithëse shumë i vështire, mund të ndodhë. Pas zgjimit, vullnetarët mbanin mend stimujt, të cilët i interpetonin sikur ishin pjesë integruese e ëndrrave të tyre, dhe jo sikur mbërrinin nga kontakti real.