MENU
klinika

Nga Financial Times

Afrimi i Gjermanisë me Rusinë ‘ndan’ Evropën

16.02.2021 - 09:02

Raporti me Moskën rrezikon të injorojë shqetësimet e vendeve qendrore dhe lindore të BE-së. Asnjë marrëdhënie e një vendi perëndimor me Rusinë nuk është më e ngarkuar me histori sesa ajo e Gjermanisë. Në qershor do të shënohet 80 vjetori i pushtimit nazist në Bashkimin Sovjetik, parathënie për betejat titanike dhe mizoritë e kohës së luftës që ende ndikojnë në imazhin e Gjermanisë për veten dhe peshojnë rëndë në qëndrimet zyrtare ndaj Rusisë.

Asnjë nga këto nuk shërben si një justifikim, për disa vërejtje jot ë mira që Frank-Ëalter Steinmeier, presidenti i Gjermanisë, bëri javën e kaluar mbi marrëdhëniet gjermano-ruse. Në një intervistë në gazetë, ai mbrojti projektin e tubacionit Nord Stream 2, që synonte të shpërndante gazin rus në Gjermani përtej Detit Baltik, si një nga urat e pakta midis Rusisë dhe Evropës në një klimë diplomatike dhe të sigurisë të përkeqësuar.

Steinmeier vazhdoi duke thënë se “për ne gjermanët, ekziston një dimension tjetër” – më shumë se 20 milion njerëz sovjetikë të vrarë në luftën e dytë botërore. “Kjo nuk justifikon ndonjë keqbërje në politikën ruse sot, por ne nuk duhet të humbim shikimin për një pamje më të gjerë,” tha ai.

Problemi me mbrojtjen e Steinmeier të Nord Stream 2 si shlyerja e një borxhi moral ndaj Rusisë është se presidenti nuk përmendi vendet e tjera të dëmtuara midis 1939 dhe 1945 nga duart e nazistëve. Rusia u bë shteti pasardhës ligjor i Bashkimit Sovjetik në Këshillin e Sigurimit të KB pas përfundimit të komunizmit në 1991. Por rusët nuk janë kombi i vetëm pasardhës për sa i përket borxheve morale, siç tha me shpejtësi ambasadori i Ukrainës në Berlin.

Në të vërtetë, lista e vendeve evropiane që mund të pretendojnë se Gjermania iu detyrohet një borxh moral është jashtëzakonisht e gjatë dhe shtrihet shumë përtej kufijve të BRSS të shkatërruar. Pa diskutim që ish-Gjermania Perëndimore dhe shteti i ribashkuar Gjerman pas vitit 1990, kanë bërë kompensime për krimet naziste me një këmbëngulje të admirueshme dhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie. Por vërejtjet e Steinmeier nënvizojnë se si Rusia, për shumë politikanë gjermanë dhe drejtues të biznesit, mbetet një çështje e veçantë.

Partneriteti Nord Stream 2 i Gjermanisë me Rusinë ngjall frikë në pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore, ku kujtimet historike zgjasin me shekuj. Polonia u fshi nga harta e Evropës për 123 vjet për shkak të tre ndarjeve midis 1772 dhe 1795 të organizuara kryesisht nga Prusia dhe Rusia. Pakti nazist-sovjetik i vitit 1939 ishte prelud për një tjetër sulm me dy dhëmbë në Poloni.

Nord Stream 2, një projekt kaq afër përfundimit sa që mund të jetë tepër vonë për të ndaluar, nuk mbart asnjë kërcënim për aneksime territoriale ose agresion ushtarak. Por për vendet që shtrihen midis Gjermanisë dhe Rusisë, duket si një marrëveshje tjetër e bërë mbi kokën e tyre dhe me një mungesë skandaloze vëmendjeje të kushtuar nga Berlini për shqetësimet e tyre.

Implikimet për BE-në mund të jenë të thella. Ambicia e pretenduar e bllokut prej 27 vendesh është të veprojë si një fuqi strategjike e pjekur me një politikë koherente, të bashkuar të jashtme dhe të sigurisë. Sidoqoftë, për shtetet baltike, Poloninë dhe të tjerët, mësimi i Nord Stream 2 është të mos ia besojnë lirinë e tyre disa koncepteve të mjegullta të sigurisë së BE kur Gjermania ndjek marrëveshje bilaterale me Rusinë.

Për evropianët qendrorë dhe lindorë, mbrojtësi kryesor i pavarësisë së tyre nuk është BE por SH.B.A. Në këtë mënyrë, mbrojtja dhe siguria mund t’i shtohen shtetit të së drejtës, pluralizmit të medias dhe migrimit si një fushë tjetër ku mosmarrëveshjet ndajnë disa nga vendet anëtare të Evropës perëndimore të BE-së nga disa në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Karakteristika goditëse e angazhimit të Gjermanisë me Rusinë është mbështetja e saj e gjerë ndërpartiake. Kancelarja Angela Merkel ka mbajtur sanksionet e BE ndaj Rusisë për aneksimin e saj të Krimesë në 2014 dhe ndërhyrjen e armatosur në Ukrainën jug-lindore, por ajo është mbështetëse e Nord Stream 2. me pak te nuancuar.

Kur presidenti rus Vladimir Putin ishte i angazhuar me kapjen e Krimesë, Laschet e kritikoi atë që ai e quajti “populizëm anti-Putin” në Gjermani.

Heiko Maas, Ministri i Jashtëm Social Demokrat i Gjermanisë, mbron marrëdhëniet e Berlinit me Moskën me arsyetimin se vendet perëndimore duhet të kujdesen që të mos shtyjnë Rusinë në një bashkëpunim më të afërt ekonomik dhe ushtarak me Kinën. Sa për partinë populiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë dhe partitë e majta Die Linke, ata nuk pajtohen me CDU dhe SPD për shumicën e gjërave, por jo për të arritur Rusinë.

Megjithatë, çfarë po i jep Kremlini Gjermanisë në këmbim? Bundestagu ishte shënjestra e një sulmi kibernetik në 2015 që autoritetet gjermane ia fajësuan Rusisë. Katër vjet më vonë, një udhëheqës rebel çeçen i internuar u vra në Berlin me ato që prokurorët thonë se ishin urdhra të qeverisë ruse.

Me pak fjalë, argumenti se një marrëdhënie e ngushtë ekonomike dhe energjetike me Rusinë sjell dividentë në sigurinë evropiane duket e lëkundur, të paktën në epokën e Putinit.

Pyetja që politikanët gjermanë duhet t’i bëjnë vetes nuk është se sa i madh është borxhi moral i vendit të tyre ndaj Rusisë, por nëse Nord Stream 2 dhe urat e tjera ndaj Rusisë po arrijnë ndonjë rezultat të vlefshëm.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN