MENU
klinika

Në pritje të ëmbël

Aktorja shqiptare nënë për herë të dytë

28.02.2021 - 10:23

Eliza Dushku është një nga emrat më të pëlqyer në botën e kinematografisë. Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare është mjaft aktive në rrjetet sociale  pasi herë pas herë ndan me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria e saj, duke përfshirë edhe udhëtimet.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram, aktorja ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së dytë.

Eliza u shfaq në foto me një fustan të kaltër, ndërsa në fokus kishte vënë barkun e saj të rrumbullakuar. Bukuroshja brune nuk na tregoi më tepër përsa i përket gjinisë së foshnjës. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian tanimë do të jenë prindër për herë të dytë.

Kujtojmë se Dushku ndeshi në vëmendjen e regjizorëve kur ishte 10 vjeç. Ajo u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin ‘That Night’. Në 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të Robert De Niros dhe Leonardo DiCaprios në filmin ‘This Boy’s Life’, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. Vitin më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në True Lies. Ajo kishte pjesë edhe në ‘Bye Bye Love’ si vajza e Paul Reiser, si Cindy Johnson në ‘Race the Sun’, dhe shumë e shumë role të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN