MENU
klinika

Lufta II, Marok

Angelina Jolie shet pikturën e vetme, nga Winston Churchill

03.02.2021 - 13:02

        Aktorja shumë e njohur edhe për angazhimin për të drejtat e njeriut dhe fëmijëve në nevojë, Angelina Jolie, do të shesë pikturën e vetme realizuar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill.

Tabloja, realizuar gjatë luftës së Dytë Botërorë, pritet të arrijë shumën prej 2.5 milionë funteve ( 3.4 milion dollarë), në ankand, raportn CNN.

Churchill pikturoi “Kulla e Xhamisë Koutoubia” në Marrakesh, Marok, pasi mori pjesë në Konferencën në Casablanca në janar 1943, gjatë të cilës, ai dhe presidenti i SHBA-së, Franklin D. Roosevelt, hartuan fazën tjetër të strategjisë për të mposhtur Gjermaninë naziste.

Churchill-i ia dha Rooseveltit pikturën, që përfundoi në koleksionin e aktores së famshme, Jolie. Ajo ka vendosur ta shesë atë, me çmimin 1.5 milionë deri në 2.5 milionë funte (2 milionë deri në 3.4 milion dollarë).

“Piktura është e vetmja vepër që Churchill-i pikturoi gjatë luftës, mbase i inkurajuar nga përparimi i fundit i aleatëve në atë vend, që ai e konsideronte si një nga vendet më të bukura që kishte hasur”, – tha Nick Orchard, kurator për artin modern britanik, pranë shtëpisë së ankandit, “Christie”.

Piktura u realizua pasi dy udhëheqësit, ranë dakord të pranonin vetëm “dorëzimin pa kushte” nga armiku.

Edhe pse Churchill-i ka pasur më shumë piktura frymëzuar nga Maroku, para se të niste lufta, kjo është vepra e vetme e tij, mes viteve 1939-1945.

“’Kulla e Xhamisë Koutoubia’ është piktura më e mirë e Winston Churchill-it, duke specifikuar edhe rëndësinë që kishte për të, si dhe fakti se thekson miqësinë midis dy udhëheqësve”, – ka thënë Orchard.

Piktura do të jetë në ankand, prej 1 marsit.