Nëse mendoni se të hiqni dorë nga dëshirat tuaja ëshë zgjidhje kur duket sikur nuk ka shpresë për të arritur aty ku doni, na lejoni t’iu japim një shembull që do ua mbushë mendjen të mos dorëzoheni.
Anne Hathaway ka zbuluar se ka qenë e nënta në radhë për të qenë protagoniste në ‘The Devil Wears Prada’ krah Meryl Streep në 2006-ën. Dhe gjejeni çfarë? Aktorja nmuk hoqi dorë edhe pse konkurronte me Rachel McAdams, Juliette Lewis dhe Claire Danes. Këtë detaj, Anne e ka zbuluar për ‘RuPaul’s Drag Race’, ku u përball me pyetjen: “Të është dashur të luftosh dhëmbë më dhëmbë për një rol?”
“Do të tregoj vetëm një rast. Isha e 9-ta në radhë për ‘Devil Wears Prada’. Por e fitova, ndaj bëni durim dhe mos hiqni dorë”, ka rrëfyer Anne.
Ne as nuk e imagjinojmë dot si do ishte komedia e suksesshme e 2006-ës pa Hathaway, por një mesazh të rëndësishëm e morëm nga kjo histori.