MENU
klinika

“Sa do më marrë malli”

Arbana Osmani humb personin e shtrenjtë

17.02.2021 - 11:25

Moderatorja Arbana Osmani ka dhënë një lajm të trishtë në llogarinë e saj në Instagram.

Gjyshi i saj ka ndërruar jetë, fiks një vit pas ndarjes nga jeta të gjyshes së moderatores.

Arbana ka ndarë në InstaStory një foto me gjyshërit, ku shkruan:

“Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju!”

Gjithashtu, Arbana ka ndarë momentin më të bukur me gjyshërit e saj, kur ata i erdhën surprizë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Moderatorja është shprehur se ka qenë me fat që i ka pasur kaq gjatë gjyshërit në jetën e saj, ndërsa tregon se i është thyer zemra nga humbja e tyre.

“Kujtimi me i bukur

Kam qene me fat qe i kam patur kaq gjate ne jeten time, por gjithsesi humbja e tyre ma ka thyer zemren. Sot iku gjyshi, fiks nje vit pas Nanes, duke na lene pas kujtimet, Historikun, debulesen per patatet e skuqura dhe shembullin e nje dashurie si ne perralla. Dhe kete surprize te bukur, te paharrueshme, me te vecanten ndonjehere per te cilen do te te jem gjithmone mirenjohese ty @eduartgrishaj dhe stafit tim te Duas❤️”- janë fjalët e saj krahas videos që do t’i mbesë si kujtimi më i bukur nga dy gjyshërit e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN