MENU
klinika

ARRSH/ Gjendja e akseve kombëtare

“Rrugët ku qarkullimi bëhet me zinxhirë”

14.02.2021 - 11:14

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për gjendjen e rrugëve pas situatës së krijuar nga temperaturat e ulëta dhe vora, teksa apelon drejtuesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
❄️ Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.
⚠️Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka pasur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.
Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Me konkretisht, situata paraqitet:
📌RAJONI VERIOR
Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit (lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz,Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.
📌RAJONI QENDROR
-Qarkullohen me zinxhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Përrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.
📌RAJONI JUGOR
Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


policia devijon qarkullimin nga rruga e vjetër

Aksi Lezhë-Milot ende i bllokuar