MENU
klinika

Premier League, Java 26

Arsenal përmbys Leicester në transfertë

28.02.2021 - 14:59

Arsenal ka marrë një fitore me vlera në transfertë ndaj Leicester. Topcinjtë fituan 3-1, duke lënë pas humbjen me Cityn. Ndërsa “Dhelprat” humbin mundësinë më të marrë vendin e dytë.

Leicester i mjaftuan vetëm 7 minuta për të marrë avantazhin 1-0. Autor i golit ishte belgu Tielemans, i cili ishte i pandalshëm dhe bëri gjithçka vetë në një aksion krejtësisht individual.

Tielemans rekuperoi një top në mesin e fushës dhe pasi shmangu në krah një nga lojtarët e Arsenal, mposhti me një diagonale perfekte portierin Leno, duke i dhënë avantazhin të tijve.

Por Arsenal ka përmbysur gjithçka me dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë. Fillimisht ishte David Luiz që shënoi në minutën e 39-të pas një goditje dënimi. Willian krosoi dhe mbrojtësi shënoi me një goditje me kokë.

Më pas në minutën e 45-të një prekje me dorë e Ndidi i dha të drejtën e një 11- metërshi Lacazette, me këtë të fundit që u tregua i saktë dhe çoi shifrat në 1-2 në favor të “Topçinjve”. Në pjesën e dytë miqtë cuan shifrat në 1-3 në 52’ me Pepe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN