MENU
klinika

La Liga, Java 25

Asist dhe gol, Messi çon Barçën afër kreut

27.02.2021 - 18:14

Kur Lionel Messi është në formë, Barcelona fiton pa probleme. Argjentinasi ishte vendimtar sot në fitoren 2-0 që mori ekipi katalanas në fushën e Sevilla-s, e cila vinte pas 6 fitoreve radhazi në La Liga.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 29-të. Ka qenë Dembele që ka kaluar në avantazh katalanasit me një goditje të saktë me të majtën. Protagonist Messi, autori i asitit, që më vonë ndëshkohet me një karton të verdhë. Kaq për pjesën e parë.

Goli i sigurisë erdhi nga vetë Messi në minutën e 85-të. Goli i 19-të për sulmuesin argjentinas në La Liga, që qëndron në krye me 3 gola më shumë se shoku i tij Suarez, që luan për Atletico Madrid, që ka dy ndeshje më pak se Barcelona.