MENU
klinika

La Liga, Java 25

Atletico nuk gabon më, triumfon në transfertë

28.02.2021 - 23:00

Pas një humbjeje dhe një barazimi, Atletico Madrid është rikthyer te fitorja. Të besuarit e Diego Simeones triumfuan 2-0 në fushën e Villarreal, duke shkuar 5 pikë para Barcelonës së vendit të dytë, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Miqtë shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Alfonso Pedraza shënoi në portën e tij në 25’ dhe Atletico u clirua edhe më shumë. 0-1 mbyllet pjesa e parë, me vendasit që patën dy mundësi të mira në fundin e këtij fraksioni.

Golin e sigurisë për Atleticon e realizoi Joao Felix në 69’, që u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë. Suarez nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe u zëvendësua. Miqtë mbrojtën avantazhin e dy golave.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN