MENU
klinika

Dyshja më e re e ekranit

Bashkë në një emision humori, Jona Spahiu flet për Bes Kallakun!

25.02.2021 - 10:24

Pak ditë më parë u zbulua se Bes Kallaku do të rikthehet sërish në ekran, këtë herë në një program të ri humori.

Bëhet fjalë për spektaklin “Kosherja”, i cili pritet të nisë së shpejti në ekranin e “Abc News”. Altin Basha do të jetë regjisori i “Kosherja” dhe në media u tha se Bes Kallaku do të drejtojë programin në krahë të Jona Spahiut.

 

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë moderatorja, teksa ka qenë e ftuar në “Abc e Mëngjesit”. Ajo u shpreh se oferta e Altin Bashës për të drejtuar emisionin e gjeti të papërgatitur, duke qenë se për një kohë të gjatë ajo ka qëndruar e shkëputur nga ekrani për shkak se ka qenë e fokusuar në rritjen e djalit të saj, Raiden.

“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të përshtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”.

Ajo shtoi se kur mori ftesën ishte pranë bashkëshortit të saj, Frenklit, që e mbështet në çdo gjë.

“Unë jam shumë entuziaste, jam shumë natyrë pasionante. Në moment që ndodhem i përkushtohem shumë diçkaje që bëj.

Isha me Frenklin kur e morëm vesh. Është shumë natyrë suportuese, ai vjen po ashtu nga televizioni. Jemi njohur në televizion, në Dixhitalb. Ai ishte komentator. Edhe këtë herë më tha: ‘Do ta bësh mi pse s’do e bësh’. Frenkli është natyrë shumë me humor, ai është gjithmonë qendra e tavolinës”.

Ndërsa sa i përket raportit me Bes Kallakun, Jona tha:

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëjtin televizion. Kemi raporte shumë të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”.