MENU
klinika

Pavarësisht dëshirës për 'autonomi strategjike'

BE dhe NATO synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin

27.02.2021 - 18:01

Krerët e BE debatuan këtë funfjavë përpjekjet që synojnë të rrisin aftësitë mbrojtëse të bllokut. Diskutimi vjen ndërsa ambiciet e BE-së si ‘aktor gjeopolitik’ mbeten të pa konsideruara.

“Ne jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n”, thanë udhëheqësit e BE-së në një deklaratë të përbashkët të samitit, duke përsëritur synimin e tyre për të forcuar partneritetin e BE-së me NATO-n dhe për të punuar ngushtë me Presidentin e ri të SHBA Joe Biden.

Sipas një zyrtari të lartë të BE-së, udhëheqësit e BE dhe NATO në takim përsëritën se “bashkëpunimi BE-NATO është i një rëndësie strategjike” në fusha të tilla si forcimi i aftësive, lëvizshmëria ushtarake, siguria kibernetike dhe kërcënimet hibride si dhe sfidat në fqinjësinë e afërt.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u bashkua me samitin për të vënë theksin mbi bashkëpunimin përballë shqetësimeve nga disa shtete anëtare që shtytja e BE-së mund të minojë aleancën e mbështetur nga SH.B.A. ndërsa Presidenti Biden po kërkon ta rindërtojë atë.

“Jam plotësisht i bindur që administrata e re e Biden ofron një mundësi unike për të ripërtërirë aleancën e fortë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara,” tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel përpara bisedimeve.

“Një partneritet i fortë kërkon partnerë të fortë – kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se një BE më e fortë është një NATO më e fortë,” shtoi ai.

“Ne ndajmë njëjtën popullsi, të njëjtët anëtarë dhe të njëjtën lagje dhe të njëjtat sfida”, tha Stoltenberg, duke folur së bashku me Michell.

Ai shtoi se ky bashkëpunim tashmë kishte arritur “një nivel të konsiderueshëm” në vitet e fundit dhe mund të zgjerohej më tej në fusha të tilla si kërcënimet kibernetike, ndryshimet klimatike dhe çështjet e migrimit.

Sidoqoftë, konflikti mbi Qipron mbetet një nga pengesat kryesore drejt bashkëpunimit më të ngushtë midis dy institucioneve.

Udhëheqësit e BE theksuan se qëllimi i tyre është të riafirmojnë qëllimin e “rritjes së kapacitetit të BE për të vepruar në mënyrë autonome” në mbrojtje dhe se “përballë rritjes së paqëndrueshmërisë globale, BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj”.

Debati ka qënë i ndezur për dekada mbi atë rol që institucionet e BE duhet të luajnë në mbrojtje, ndërsa konfuzioni mbetet ajo që fjala “autonomi strategjike” do të thotë në të vërtetë.

Politikat e sigurisë dhe mbrojtjes mbeten kryesisht në duart e vendeve anëtare, të cilat shpesh kanë hezituar të bien dakord mbi lëvizjet për të integruar aftësitë ushtarake në nivelin evropian dhe transferimin e kompetencave në fushën e politikave.

“Siguria dhe mbrojtja do të mbahen nën shqyrtim të rregullt nga Këshilli Evropian”, theksuan udhëheqësit e BE, që mund të shihet si një riafirmim i qëllimit të tyre për të mbajtur kontrollin e kryeqyteteve në fushën e politikave.

Franca, në veçanti, ka qenë përkrahësi më i fortë i shtytjes së bllokut për “autonomi strategjike”, duke argumentuar se një Rusi dhe Kinë e ringjallur dhe kërcënimet e ish-Presidentit të SHBA Donald Trump për të tërhequr garancitë e sigurisë nga Evropa mbi shpenzimet e mbrojtjes tregojnë se Evropa duhet të jetë në gjendje të qëndrojë vetëm.

Sidoqoftë, sinjalet fillestare nga Uashingtoni kanë treguar tashmë se qeveria e Biden ka të ngjarë gjithashtu të bëjë kërkesa për Evropianët për të dhënë një kontribut më të madh në sigurinë e tyre.

Zyrtarë të lartë të BE pranojnë që shtytja për autonomi evropiane ka shqetësuar disa në bllok – veçanërisht vendet e Evropës Lindore dhe Balltike – të cilët shikojnë drejt NATO-s si një fortesë kundër një Moske më agresive.

“Kapaciteti për BE për të vepruar në një mënyrë më autonome shqetëson shtetet anëtare në vijën e frontit kundër Rusisë sepse ata kanë frikë nga një shkëputje nga NATO,” tha një zyrtar.

“Ne duhet të vazhdojmë të përforcojmë aftësitë ushtarake evropiane, nën Bashkimin Evropian të Mbrojtjes. Sepse gara teknologjike globale është në vazhdim dhe unë dua që Evropa të udhëheqë,” u tha gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Udhëheqësit e BE thanë se duan të përqendrohen në një ‘nxitje’ nga Evropa për të mbrojtur më mirë veten nga sulmet kibernetike dhe t’i kërkojnë Brukselit të dalë me një udhërrëfyes për zhvillimin e teknologjive strategjike.

Më parë këtë javë, Komisioni Evropian njoftoi një sërë projektesh të reja si pjesë e ‘Planit të tij të Veprimit për Sinergjitë’ midis industrisë civile, të mbrojtjes dhe hapësirës, ​​i cili synon të forcojë konkurrencën e industrisë së BE-së në këto zona.

Udhëheqësit e BE-së gjithashtu bënë një vlerësim fillestar të punës së re të bllokut në progres – Busullën Strategjike – e cila është menduar të miratohet deri në Mars 2022.

Ky dokument i strategjisë ushtarake, i paraqitur nga ministrat e mbrojtjes të BE në qershor 2020,  do të ishte i ngjashëm me ‘Konceptin Strategjik’ të NATO-s dhe ka për qëllim të përcaktojë kërcënimet, qëllimet dhe ambiciet e ardhshme në mbrojtje.

Është hapi i fundit në përshpejtimin e përpjekjeve për të thelluar bashkëpunimin mbrojtës të BE dhe mund të jetë gjëja më e afërt që blloku mund të ketë me një doktrinë ushtarake në të ardhmen.

Komunikimi i përbashkët theksoi gjithashtu se udhëheqësit duan të zbatojnë një lehtësi evropiane për paqen me 5 miliardë euro (EPF), duke e lejuar atë të sigurojë pajisje ushtarake dhe ndihmë për vendet partnere.

Por pyetjet kryesore mbeten se si do të zbatohen projekte si EPF, me një diplomat të lartë që thotë se disa vende nuk pranojnë të shkojnë përtej misioneve të trajnimit, të cilat Franca i ka kërkuar me forcë.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Euroactiv/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN