MENU
klinika

Harta ku shfaqet Kosova si pjesë e Serbisë

BE: Kemi pozicion neutral

25.02.2021 - 11:15

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas raportimeve ku shfaqet një hartë e Europës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrë Miroslav Lajçak, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.

Ai ka thënë se BE-ja ka status neutral në këtë çështje dhe thotë se në Kosovë duhet të merren më shumë me dialogun dhe problemet rreth tij.

“Pretendimi rreth hartës është totalisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është një linjë me pozicionin e BE-së – status neutral. Do të doja të rekomandoja secilin që të fokusohet në problemet reale që ndihmojnë në avancimin e normalizimit të dialogut, në vend se të përpiqen të bjënë raporte të rreme”, tha Stano në një përgjigje në postimin në Twitter të gazetarit Adriatik Kelmendi që reagoi për këtë.

Kjo u vërejt kur i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi dha intervistë nga Brukseli për Platformën EWB (European Western Balkans) duke folur pikërisht për çështjen e dialogut.

Mediat: Dyshohet se viktimat janë nga Shqipëria

Aksident i rëndë me tre të vdekur në Gjakovë

"Ne bashkuam pushkët dhe..."

Haradinaj kujton masakrën në Poklek

77 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe u dogjën

Sot 22 vite nga masakra në Poklek dhe Çikatovë

ish-shefi i shërbimit jugosllav

Jovica Stanisic, njeriu kyç i CIA-s në Serbi