MENU
klinika

Djali i Samuel

“Bëmë baba të të ngjaj”, gol fantastik i Etienne Eto’o

24.02.2021 - 17:42

Bëmë baba të të ngjaj. Mbiemri është i rëndësishëm për të marrë vëmendjen. Etienne Eto’o Pineda, djali i Samuel Eto’o, ish-sulmuesit të njohur kamerunas që luajti ndër të tjera me Barcelonën dhe Interit, pati një debutim ëndrrash me ekipin kombëtar të Kamerunit U-20.

Në Kupën e Afrikës të kësaj grupmoshe, në ndeshjen e tretë të grupit, Etienne Eto’o shënoi një gol fantastik në fitoren 4-1 kundër Mozambikut. Ai kishte qëndruar në stol për dy ndeshjet e para dhe pas dy sukseseve, trajneri Christophe Ousmanou vendosi se ishte koha e tij.

Pas më pak se 7 minutash goli i avantazhit me një goditje dënimi fantastike, pastaj dyfishimi në një goditje dënimi në limitin e pjesës së parë. Dhe çfarë goli nga një goditje e lirë që kujton paksa atë gol që babai Samuel shënoi në Angola në ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës 2006.

Atëherë babai Eto’o shënoi tripletë, 5 gola gjithsej në turne, duke u bërë gjithashtu golashënuesi më i mirë i kontinentit. Padyshim një fillim i shkëlqyeshëm për Etienne Eto’o Pineda, i cili ëndërron të njëjtën karrierë si babai i tij.

Lindur në Mallorca, kur Samuel po luante në ekipin Balearic në kohën e huazimit nga Real Madrid, Etienne filloi aventurën e tij në futboll në ekipet e të rinjve të Mallorca, e më pas në ekipet e të rinjve Atlético Baleares, deri sa arriti te Real Oviedo këtë sezon. E tashmja është mirë, e ardhmja mbetet për t’u parë.