MENU
klinika

Demokracia e ligjit

Biden firmos me 17 stilolapsa, pse?!

03.02.2021 - 13:42

        Nuk ka kaluar pa u vënë re as kjo dhe nga asnjë prej mendieve të huaja. Sjellja e Presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë në titujt ndërkombëtarë, prej fillimit të mandatit të tij, si pasardhës i ish-Presidentit Donald Trump.

Kjo, duke filluar nga rrobat e tij të veçanta dhe ndërhyrjet në zyrën ovale, deri te zakoni i çuditshëm i nënshkrimit të urdhrave-ligjeve, që gazetat amerikane kanë zbuluar se… nënshkruhen apo firmosen me 17 stilolapsa.

Por, cili është sekreti?

Sipas burimeve, sjellja e çuditshme e Bidenit është një zakon presidencial i ndjekur nga shumë ish-presidentë të SHBA-së.

Megjithëse presidentët e parë që ndoqën këtë zakon, nuk u identifikuan derisa ish-presidenti, Lyndon Johnson, përdori të paktën 75 stilolapsa për të nënshkruar ligjin e famshëm: Të Drejtat Civile, në vitin 1964.

Arsyeja e përdorimit të kaq shumë stilolapsave për të nënshkruar ligjet është pikërisht sepse, disa prej tyre u jepen atyre që kontribuan në nxjerrjen e ligjit dhe hartimin e tij ose i dhanë këshilla Presidentit, për nder të veprimit të tyre.

Lyndon, prezantoi presidentin e 36-të të Shteteve të Bashkuara, një nga stilolapsat e tij, më 1964, me Martin Luther King Jr, i cili, luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e Aktit për të Drejtat Civile.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kongresi duhet të miratojë programin e tij

‘Fillimi i mbarë’ i Joe Biden