MENU
klinika

'Prapaskenat’ e vendimit të komitetit teknik të ekspertëve

Brataj tregon a do ketë izolim total gjatë fundjavave

10.02.2021 - 15:23

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, njëkohësisht anëtar i komitetit teknik të Ekspertëve ka zbardhur disa nga “prapaskenat” e diskutimeve të ekspertëve ditën e sotme për tre orë me radhë, deri sa u mor vendimi që Shqipëria të mbyllet në orën 20:00 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Në një intervistë në News24, Brataj tha se kjo është ora që shton dyndjet e qytetarëve në bare e lokale, duke rritur rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Pse ora 20: 00 e jo 18:00?

U diskutuan shumë gjatë, nga ora 9 dhe për sa i përket orarit, por ora 8 eshte më sociale ora më e ftohtë, më e ngjeshur është ajo e darkës e lokaleve, ku cdo gjë ka përfunduar punën pjesa më e madhe e njerëzve që zakonisht hanë e dalin pinë një gotë, është orari më i papërshtatshëm dyndja më e madhe dhe përhapja e infeksionit. Çdo ditë ne bëjmë analizën dhe shohim çfarë ka ndryshuar. Moshat më aktive janë nga shkolla e mesme tek universiteti. Kjo bëri që të ketë më shumë infektime në moshat 45-55 vjeç. Te shkollat 9-vjecare është situata e qëndrueshme, prandaj menduam të vazhdojë mësimi aty. Rritja ndodhi në mënyrë të menjëhershme, gjë që na solli në të njëjtat kushte si Anglia, e cila identifikoi variantin e ri.

A kanë lidhje këto masa me 14 shkurtin?

Jo nuk u mendua kjo, se nëse ti arrin 500 të infektuar në 100 mijë banorë në dy javë, që është arritur, në një javë e kaluam 200, kur numri i të sëmurëve është në rritje, kur humbjet e jetës janë në rritje, keto janë indikatorë.

A ekziston ndonjë mutacion i koronavirusit në Shqipëri?

Kjo do një interpretim shumë të kujdesshëm. Ajo që shkenca thotë është se prania e virusit te njeriu mund të ngelet për disa kohë, edhe muaj. Riinfektimi është më i lehtë se sëmundja. Shtami (mutacioni) është vërtetuar që ekziston dhe për mua është prezent edhe në Shqipëri.

Po fundjavat do të mbyllen fare?

Për këto dy javë këto ishin masat, do të funksionojnë njësoj edhe për fundjavën. Kam dhe një këshillë për politikën, të mos i fusin hundët fare te bluzat e bardha, se nuk ka Komitet Politik, por është Komitet Teknik. Personeli mjekësor po punon pa pushim prej një viti, pa orare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga takimet elektorale te baret e restorantet dhe ora e re policore!

Çfarë masa të reja anti-Covid pritet të prezantojë Komiteti i Ekspertëve