MENU
klinika

Goli i 9 për sulmuesin shqiptar

Broja nuk ndalet, asist dhe gol për ekipin e tij

27.02.2021 - 22:16

Armando Broja nuk ka të ndalur për ekipin e tij Vitesse në kampionatin holandez. Në ndeshjet e fundit ai ka luajtur titullar dhe ashtu sin ë ndeshjen paraardhëse, zëvendësohet në minutën e 85-të.

Që në minutën e tretë, Broja, në sfidën ndaj Venlo, la shenjë. Ai dha pasimin për golin e parë i shënuar nga partneri i sulmit Openda. Vitesse, që luante në shtëpi, u barazua në 19’. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan tre gola dhe fituan 4-1.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e katërt në 82-n. Ky ishte goli i nëntë sezonal për Brojën, që përmbush kështu pritshmëritë. Pas debutimit me Chelsean në Premier League dhe Kombëtaren shqiptare, golat e tij kanë ardhur njëri pas tjetrit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Voetbal (@dutchfooty)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN