MENU
klinika

‘Çfarë ka ndodhur më parë ka marrë fund’

Celibashi: Në 25 prill jam i gatshëm të përballoj çdo lloj presioni

09.02.2021 - 07:45

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i ftuar sot në emisionin “Real Story”, theksoi se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të mira.

Ai tha se e ka pranuar detyrën, për të përballuar çdo sfidë që i del përpara dhe t’i bëjë ballë presioneve që mund të gjenden.

Po ashtu ai nënvizoi se angazhimi i tij dhe i gjithë strukturave të KQZ-së është që të marrë fund një herë e mirë vjedhja e votës.

“Çfarë ka ndodhur më parë ka marrë fund. Mund ta them me siguri të plotë angazhimi është serioz dhe i përgjegjshëm dhe ekziston aftësia profesionale dhe integriteti për ta bërë këtë detyrë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë mendoj se ka një shans që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të mira dhe ai që të fitojë të ketë legjitimitetin e kësaj fitoreje”, tregoi kreu i KQZ-së.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin