MENU
klinika

Premier League, Java 26

Chelsea-United në paqe, 1 pikë vlen pak për 2 ekipet

28.02.2021 - 19:31

Chelsea dhe United janë ndarë në paqe mes tyre, teksa supersfida e javës 26-të të Premier League përfundoi në barazim pa gola. Një pikë që vlen pak për të dy ekipet në këtë stacion të garës.

Një rezultat që është arritur edhe me ndihmën e VAR. Në minutën e 14-të të takimit, në fakt, Callum-Hudson Odoi ka prekur topin me dorë në zonën e rreptësisë, por arbitri Stuart Attwell ka vendosur të mos akordojë penallti.

Ky barazim favorizon Manchester City-n, që tani kryeson renditjen me një avantazh prej 12 pikësh ndaj Manchester United. Chelsea mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN