MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë problemet më të shpeshta të veshkave tek meshkujt?

21.02.2021 - 11:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë problemet më të shpeshta të veshkave tek meshkujt?

Mjeku: Meshkujt në dy ekstremet e jetës kanë më shumë propabilitet të sëmuren nga veshkat. Ndërsa femrat sëmuren më shumë të moshën e mesme: 20-40 vjeç, për shkak të ndërtimit anatomik të rrugëve urinare te femrat, ku mundësia e hyrjes së infeksionit është më e madhe.

Te meshkujt, në moshën e tretë mbi 65 vjeç për shkak të zhvillimit të hipertrofisë së prostatës, urina grumbullohet në vezikën urinare dhe bëhet shkak për infeksione dhe sëmundje të veshkave.

Prostata a sjell komplikacione edhe në veshka?

Shkaku kryesor i të sëmurëve (meshkuj) me veshka në moshën e tretë është hipertrofia e prostatës. E cila është shumë e shpeshtë. Domethënë, në moshën mbi 60 vjeç, mbi 70% e meshkujve kanë prostatën e zmadhuar. Trajtimi i prostatës bëhet në fillim me ilaçe, të cilat zvogëlojnë përmasat e prostatës, ose ilaçe që lirojnë kanalin ku kalon urina. E lirojnë kanalin dhe i sëmuri nuk ka shqetësim. Ose bëhet me operacion.

Doktor, cilat janë disa nga simptomat më të shprehura që u tregojnë pacientëve se problemi është me veshkën?

Një i sëmurë që eksplorohet për problemet e veshkave që në fillim duhen bërë dy analiza kryesore të cilat janë hapi i parë: analiza e urinës komplet dhe analiza e keratininës në gjak. Nëse bën analizën e urinës, aty mund të përcaktosh nëse ke ose jo infeksion urinar, ke apo jo albuminë në urinë, ke apo jo gjak në urinë. Dhe analiza e keratininës, e dyta është shumë e rëndësishme, sepse tregon nëse je ose jo me insufiçencë renale. Nëse keratinina është pak e rritur, qoftë edhe pak mbi normë, atëherë tregon se je me insuficencë renale. Nëse kjo është e qëndrueshme atëherë kjo ka një prirje që me kalimin e kohës do të rritet progresivisht. Mjekimi mund ta vonojë progresionin e insuficencës renale, por nuk e ndalon dot. Kjo është fatkeqësi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim