MENU
klinika

"Ta kthejmë në ditët e veta të lavdishme"

Çuçi: Turizmi i vetmi aset që ka Gjirokastra

06.02.2021 - 09:46

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një takim bashkëbisedues me qytetarët në Gjirokastër, deklaroi se ky qark ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

“Nuk vijmë që të bashkëbisedojmë me ju vetëm kur ka fushata, pasi kjo është bërë rutinë dhe ka qenë në filozofinë tonë. Frymë e dialogut është dhe qarku i Gjirokastrës. Ky qark ka një ofertë të qëndrueshme, për një zhvillim të qëndrueshëm. E gjithë zona e Labërisë do të jetë e lidhur me rrugë, me parametra bashkëkohore. Turizmi është i vetmi aset që ka ky qark dhe që të kthehet në ditët e veta të lavdishme.”, tha Çuçi.