MENU
klinika

arrestohet 42 vjeçari i shpallur në kërkim

Dhunoi barbarisht fqinjin me sende të forta

21.02.2021 - 13:27

Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Pogradec.

Shtetasi me iniciale A.K, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje pasi më 30 dhjetor të vitit të shkuar, Velçan ka goditur me një mjet të fortë një 65 vjeçar.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 42 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 05.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 30.12.2020, në fshatin Velçan, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin H. B., 65 vjeç, banues në Velçan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN