MENU
klinika

Kategoria e Parë

Dinamo rimerr kreun, ndalet Egnatia

27.02.2021 - 15:59

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë. Në Grupin A, Dinamo mori një fitore të vuajtur 1-0 në Orikum përballë ekipit vendas. Por ishin tri pikë me vlerë për blutë, teksa kanë rimarrë kreun.

Nuk përfiton Korabi, që ngec 0-0 me Vorën, ndërsa Veleciku-Erzeni ka përfunduar në barazim 2-2. Nesër do të luhet ndeshja Partizani B-Burreli. Matjanët kërkojnë fitoren për të marrë sërish kryesimin.

Në Grupin B, Egnati është ndalur në barazim 0-0 në shtëpi ndaj Peogradecit. Besa fiton 2-0 ndaj Flamurtarit dhe i afrohet me 5 pikë ekipit rrogozhinas. Po ashtu, edhe Tomori mposhti 2-0 Lushnjën dhe mban ritmin e Besës.