MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Djalit tim i janë zbardhur qerpikët…

04.02.2021 - 11:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje! Kam djalin 18 vjeç dhe i janë zbardhur qerpikët e njërit sy. Ka filluar edhe vetulla, po ashtu edhe lëkura e fytyrës është e zbehtë. Çfarë më këshilloni?

Mjeku: Nga përshkrimi duket qartë që kemi të bëjmë me sëmundjen e vitiligos. Vitiligo është një patologji dermatologjike që ndodh si pasojë e mungesës së prodhimit të melaninës në lëkurë nga qeliza që quhen melanocide. Si proces hispatologjik, normalisht është melanocidi ai që prodhon pigmentin dhe i jep ngjyrën karakteristike lëkurës, por në disa raste, në vende të caktuara, ndodh që melanocidi nuk prodhon melaninë dhe për pasojë lëkura është e zbehtë.

Mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit (flokë, vetull, qerpikë), por karakteristike në 70% të rasteve është për zonën iguinale ose në vendet ku ka qime. Në rastin konkret, për shkak se mungon pigmenti, edhe ngjyra e qimeve është e bardhë. Mjekimi është simptomatik, me tableta ose me pomadë, por që duhet theksuar, është sëmundje që has rezistencë, nuk trajtohet kollaj. Megjithatë, përveç anës estetike, nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, nuk është me bazë infektive dhe nuk krijon asnjë lloj problemi shëndetësor.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.