MENU
klinika

Numri 1 në tenis

Djokovic, autograf në barkun e një gruaje shtatzënë

23.02.2021 - 16:15

Novak Djokovic pas disa muajsh do të ketë një fans të ri. Këtë e konfirmoi një grua shtatzënë, që i ka kërkuar tenistit serb të japë autografin e tij në barkun e saj. Momente argëtuese kur gruaja shtatzënë i kërkoi numrit 1 në botë të hedhë firmën në barkun e saj.

Tenisti serb nuk ia prishi dëshirën, aq më tepër një gruaje shtatzënë, duke hedhur firmën në barkun e fryrë. Fituesi i grand slam të Australian Open ndodhet ende në Melbourne për ceremonitë e rastit, ku ka bërë edhe foto me trofeun e fansat.

Djokovic e fitoi për të tretin vit radhazi Australian Open, duke u konfirmuar kështu numri një në botë për meshkujt. Tenisti serb pranoi se duke nisur nga çerekfinalja e deri në pikën e fundit luajti me një tërheqje. Por ai nuk u dorëzua, duke triumfuar në turneun e parë madhor për këtë vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN