MENU
klinika

"Do të njihni çmendurinë e turqve"

‘Greqia ka shumë aleatë’, Mitsotakis i përgjigjet Erdoganit

11.02.2021 - 10:55

Pas deklaratave të një dite më parë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në të cilët ai fajësonte hapur kryeministrit grek në rast se bisedimet dypalëshe “për përcaktimin e kufijve detarë dështojnë, ka reaguar edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Çmenduria nuk na çon askund. Greqia nuk pranon kërcënime, nuk kërcënohet, nuk shantazhohet nga askush. Unë mendoj se ishte një shpërthim retorik i momentit, pasi i kam dëgjuar edhe herë të tjera këto deklarata ”nuk do të flasim” dhe pastaj ”do të flasim” dhe pastaj ”mund të flasim”. Dhe në një moment do të flasim, unë nuk kam dyshim për këtë. Por vlerësoj se për momentin kushtet janë ende të papjekura për një takim të tillë”- tha Mitsotakis.

Ndërkohë që theksoi se Greqia duke qenë pjesë e BE, ka shumë aleatë.

 “Greqia ka shumë besim dhe ka aleatë shumë të mirë. Është një anëtar i Evropës. Ne i përkasim Bashkimit Evropian dhe e kemi Evropën me ne në këtë çështje “.

Ditën e djeshme presidenti turk teksa i referohej situatës në Mesdheun Lindor dhe Qipro, nuk nguroi të ngrinte tonet dhe të akuzonte.

 “ Unë deklarova që mund të takohem me Mitsotakis. Nëse kërkoni paqe, atëherë mos na sfidoni. Ne thamë që duhet të fillojnë kontaktet e para, dhe ato filluan javën e kaluar në Stamboll, dhe tani Mitsotakis është përsëri provokues. Ju uleni në tavolinë dhe pastaj ngriheni e largoheni. Duhet të mësoni të njihni kufijtë tuaj. Është e qartë se çfarë po bëni me ishujt. Nuk do të përfitoni nga ata që ju besoni. Çfarëdo ndihme që të keni, duhet ta dini se Turqia është në këmbë dhe do të bëjë gjënë e duhur. Do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve” tha Erdogan.

Deklaratat e tij presidenti turk i dha gjatë një konferencë me partinë e tij, në të cilën ai i kushtoi një rëndësi të madhe zgjidhjes se situatës së qipriotëve turq. Në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, qeveria turke ka kërkuar nga Greqia që të çmilitarizimin e 16 ishujt grekë.

Palët për herë të parë pas disa viteve u ulen në bisedime me 25 janar, megjithatë pas asaj dite ka pasur incidente të vogla mes palëve.

Luftërat duhet të kenë mbaruar deri në këtë datë

Paqe përmes forcës, Trump vendos ultimatum

Prapaskenat “luhen” edhe në Paris

Ofensiva e re ruse, i gjithë operacioni ka një enigmë

Analiza e REL: Qëndrimi i tij ndër vite për Kosovën

Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale!

Vendimet që mund t’i “vënë flakën” SHBA-së

Trump nis mandatin e dytë me “dorë të hekurt”