MENU
klinika

Premier League, Java 26

Dopietë e Bale, Tottenham fiton me “poker”

28.02.2021 - 17:22

Tottenham ka marrë një fitore bindëse 4-0 në javën e 26-të të Premier League kundër Burnley-t. Një fitore që ka patur për protagonist Gareth Bale, auto i dy golave dhe i një asisti.

Për herë të pas pas tetë vitesh, uellsiani ka shënuar të paktën 2 gola në një ndeshje të Premier League. Kane dhe Lucas kanë qenë autorët e dy golave të tjerë të Spurs.

Kjo fitore e ka ngjitur skuadrën e Mourinhos në vendin e tetë të renditjes së Premier League, ndërsa Burnley mbetet në të 15-in. Gjithsesi, Spurs janë ende larg zonës së Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN