MENU
klinika

La Liga, Java 24

Dopietë e Messit, Barcelona -5 pikë nga kreu

24.02.2021 - 20:55

Barcelona e ka zgjidhur mirë ndeshjen e prapambetur të La Liga-s ndaj Elche-s, duke fituar në shtëpi 3-0, ku dy gola i shënoi Messi. Kjo fitore i ringjit katalanasit në vendin e tretë, tashmë vetëm 5 pikë larg kreut.

Pjesa e e parë, edhe pse pati plot raste, sidomos nga vendasit, përfundoi në barazim pa gola. Goli i parë është shënuar në minutën e 48-të nga Leo Messi. Argjentinasi ka tundur rrjetën pas një asisti të bukur nga Braithwaite.

Barcelona ka trefishuar avantazhin me dy gola të shpejtë. Leo Messi ka realizuar dygolëshin personal në minutën e 69-të pas një aksioni shumë të bukur individual të De Jong. Katër minuta më vonë ka ardhur goli i tretë. Është Alba që shënoi pas një tjetër aksioni të bukur të katalanasve. Më pas vendasit administruan rezultatin.