MENU
klinika

Shumë pista për mbrojtësin shqiptar

Dy ekipe franceze duan Elseid Hysajn

09.02.2021 - 22:30

Nuk po rinovon me Napolin dhe largimi i tij duket i sigurtë në verë kur mbaron kontratë. Elseid Hysaj po kalon muajt e fundit në Itali. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka vendosur të largohet nga napolitanët që nuk kanë ndër mend të plotësojnë kushtet e tij financiare.

Një situatë që ka bërë që për futbollistin e përfaqësueses të interesohen shumë klube të tjera dhe jo vetëm në Itali. Sipas mediave franceze, Hysaj ka përfunduar në bllokun e shënimeve të dy prej klubeve më të njohura në kampionatin e këtij vendi, Marseille dhe Lyon.

Të dy këto skuadra duan të përforcohen që të ngushtojnë diferencën që kanë me PSG-në dhe të kthehen përsëri në pretendente për titullin kampion. Raportohet se palët jo vetëm kanë shfaqur interes, por edhe kanë kërkuar informacionet e para rreth situatës së tij.

Kjo padyshim do të ishte një hipotezë interesante për lojtarin e përfaqësueses shqiptare, i cili do të vazhdonte të luante në nivele të larta dhe me skuadra të cilat rregullisht paraqiten në aktivitetet ndërkombëtare.