MENU
klinika

Gjithçka për show

Edhe divorcin e Kim dhe Kanye West do ta shohim në TV!

22.02.2021 - 11:24

Tre ditë më parë, çifti më i njohur e i komentuar në mbarë botën, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund martesës së tyre. Siç raportojnë mediat e huaja, Kim ka firmosur më 19 shkurt, letrat e divorcit nga partneri dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Ata nuk ia dolën dot të mbajnë martesën e tyre dhe pas 6 vitesh, kanë vendosur të vazhdojnë në drejtime të ndara në jetët e tyre. Sipas “TMZ”, Kim ka këruar kujdestarinë e 4 fëmijëve.

Mediat e huaja kanë bërë gjithashtu të ditur se divorci i tyre prej 2.1 miliard dollarësh do të transmetohet në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku do të nxirren në pah detaje të reja nga ndarja e tyre.

Gjithçka do të mund ta shohim në ekran, ndaj publikut ka nisur t’i duket e gjitha si një lojë.

Sipas burimit, divorci do të transmetohet në sezonin e fundit të “KUWTK” dhe do të jetë një temë diskutimi për shfaqjen e tyre të re.

Sipas burimeve pranë dyshes,  2020 kanë qenë një vit në të cilin çifti tentoi të shpëtonte marrëdhënien e tyre dhe t’i jepnin njëri-tjetrit një shans. Mirëpo, duket se gjithçka ka qenë e kotë dhe durimi i Kim-it erdhi në një pikë ku s’mund të përballonte më shumë.

Pavarësisht zërave lart e poshtë për persona të tretë në këtë histori, asgjë s’ka qenë e vërtetë. Askush s’ka hyrë mes tyre dhe s’ka ndikuar në vendimin për ndarje.

E vetmja arsye që çoi në këtë vendim ishte lodhja e Kim, pas përpjekjeve të shumta për të shpëtuar martesën.

Kim u përpoq “me mish e me shpirt” për të kaluar krizën në çift, por nuk ia doli. Ndaj, shanset e saj për reperin përfunduan.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin